Comments of U.S. Chamber on U.K.’s “Brexit” Vote

U.S. Chamber of Commerce President and CEO Thomas J. Donohue issued the following statement as a majority of British voters supported the June 23 referendum to withdraw the United Kingdom from the European Union (EU): “The British people have opted for change. Whether this break with the status quo benefits the U.K. in the long run will depend chiefly on the choices awaiting policymakers in the months ahead. “While some uncertainty is unavoidable in the near term, the first order of business will be to reassure investors about those choices and avoid precipitous action in the coming negotiations with the EU. “Britain has a proud history of leadership in free enterprise and free trade and as a leader of the Atlantic Alliance. Redoubling this commitment to openness in trade and investment, prudent but not overbearing regulation, and close cooperation with friends and allies abroad will be essential in the months ahead. “American companies’ investments in Britain are worth more than half a trillion dollars, and many of those investments were made to reach not just British consumers but those in the European mainland as well. We are committed to working with the U.K. government to ensure that the priorities of these stakeholders are taken into account in the debates that lie ahead.” The Chamber plans to engage with the British and EU authorities in the months ahead to ensure that the voice of U.S. investors in the U.K. and across Europe is heard in the important negotiations on Britain’s future relationship with the EU.

Komentet e Odës Ekonomike të ShBA lidhur me votimin e Mbretërisë së Bashkuar për Dalje nga BE Presidenti dhe Kryeshefi Ekzekutiv i Odës Ekonomike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Thomas J. Donohue ka lëshuar deklaratën në vijim pasi që shumica e votuesve britanikë mbështetën daljen e Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Evropian (BE) në referendumin e datës 23 qershor. “Populli britanik ka zgjedhur ndryshimin. Nëse kjo ndërprerje e status quos do t’i sjellë përfitime Mbretërisë së Bashkuar në periudhë afatgjatë do të varet vetëm nga opsionet me të cilat do të përballen politikbërësit në muajt në vijim.” “Derisa do të ketë pasiguri të pashmangshme në periudhën afatshkurtër, ndër detyrat e para do të jenë ofrimi i sigurisë për investitorët lidhur me ato opsione për të shmangur veprimet e ngutshme gjatë negociatave të ardhshme me BE.” “Britania ka histori krenare prej udhëheqëseje në ndërmarrësinë dhe tregtinë e lirë, si dhe të një udhëheqëseje të Aleancës Atlantike. Fuqizimi i këtij përkushtimi ndaj hapjes së tregtisë dhe investimeve, një rregullimi të matur dhe jo pengues, si dhe bashkëpunimi i ngushtë me miqtë dhe aleatët jashtë vendit duhet të jetë thelbësor në muajt vijues. “Investimet e kompanive amerikane në Britani kanë shumën e gjysmë trilionë dollarëve amerikanë, dhe shumë prej këtyre investimeve janë bërë jo vetëm për të depërtuar tek konsumatorët britanikë por edhe ata në kontinentin evropian. Ne jemi të përkushtuar të punojmë me qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar për t’u siguruar që prioritetet e këtyre palëve të interesit të merren parasysh gjatë debateve që do të pasojnë.” Oda Ekonomike e ShBA-ve planifikon të angazhohet me autoritetet britanike dhe ato të BE-së në muajt vijues për t’u siguruar se zëri i investitorëve të SHBA-së në Mbretërinë e Bashkuar dhe përgjatë Evropës do të dëgjohet gjatë negociatave të rëndësishme përkitazi me raportet e ardhshme të Britanisë me BE-në.